Pjesa 15

547 24 3
                                        

Feliksi do ja mundesonte kete gje pasi ne kete menyre merrte dhe vete hak ndaj saj per tradhtine qe ajo kishte bere.
Nje buzeqeshje djallezore qe formuar ne buzet e tij teksa i degjonte. Aleksa qe po digjej nga xhelozia e Katrina qe vazhdonte ti hidhte dru zjarrit.

I pelqente kjo ane e re e skllaves se tij. I dukej e erret. Kaq ndryshe nga vetja e saj normale dhe engjellore. I dukej sikur ai ja kishte dale qe ta ndryshonte. I ndezte deshirat e tij me shtazore.
Kishte ndermend qe pasi te mbaronte pune me te, asgje te mos mbetej nga Katrina e dikurshme. Nga Katrina e paster dhe e pafajshme.

***

Ishin bere 3 muaj ne kete shtepi. 1 muaj e gjysem qe kur kishte nisur planin e saj. Ja kishte dale me suksese qe te merrte hak ndaj Alekses. Ajo ishte cmendur nga inati keto jave.
Feliksi nuk i kishte kushtuar fare rendesi tere kete kohe. Dhe Katrina nuk mund te ishte me e lumtur per kete. Ja kishin vlejtur te gjithe netet ne shtratin e Feliksit e te gjitha shtirjet e saj. Vetem e vetem qe ti tregonte Alekses qe nuk duhej te kishte tentuar kurre ta vriste.
Katrina nuk kishte qene kurre tipi hakmarres ose planifikues. Ama edhe me situata te tilla, nuk ishte perballur ndonjehere. Jeta e saj e tanishme nuk pranonte karakter tjeter pervecse atij qe kishte tani.

Kishte dale vertet fitimtare deri tani kunder Alekses por me Feliksin nuk kishte arritur gje. Vertet tani nuk e dhunonte me si me pare , por pervec asaj nuk kishte shfaqur asnje gjest perzemersie ndaj saj.
E trajtonte thjesht si prostituten e tij. E ajo ishte e detyruar ta pranonte ate fakt sepse nuk kishte cfare bente tjeter.

Nga ana tjeter, Feliksi ishte ai qe kishte dale i fituar nga te tera anet. Kishte hequr qafe Aleksen. Ishte hakmarre ndaj saj. Kishte arritur te nenshtronte Katrinen dhe i kishte bere te qarte asaj se ndaj tij , nuk fitonte dot kurre.
Ishte i zgjuar, teper i zgjuar. Askush nuk matej dot me te. Dilte gjithmone fitimtar.
Ama nje detaj i vogel nuk i kishte shkuar sipas planit. Sipas llogaritjeve te tij ne nje muaj, Katrina duhej ti ishte merzitur. Por nuk ndodhi aspak keshtu.

Se c'kishte ajo femer dicka te vecante nga te tjerat. Dicka qe nuk e lejonte Feliksin te merzitej aq kollaj. Ndoshta ishte ajo vendosmeria e saj per ta joshur, fakti qe nuk kishte hequr dore akoma, ndonese ai e kishte trajtuar thjesht si pronen e tij.

Ndoshta ishte kurioziteti per te pare se deri ku mund te arrinte ajo?!
Cili do te ishte veprimi i saj i ardhshem?

Priste gjera interesante nga ajo.
Cila me shume e cila me pak por ishin keto arsyet qe nuk e kishin lejuar Feliksin te merzitej me te.
Ama sot, do bente dicka qe do i shuante shume dyshime. Do e testonte.

*****

-Dua te me shoqerosh ne nje takim sonte. Zoela do te ndihmoje te behesh gati.

Hera e vetme qe e kishte shoqeruar Feliksin diku, kishte qene kur sapo kishte ardhur ne kete shtepi. Dhe ate here kishte qene vetem e vetem qe Feliksi te mburrej me pronen e tij te re.

Po kete here cfare qellimi kishte ai?

Dicka duhej te ishte duke kurdisur pasi nese dicka kishte mesuar per Feliksin keto 3 muaj, ishte qe ai asnjehere nuk bente dicka pa ndonje qellim te fshehur nga pas.

-Si te deshirosh.

Por deshire per te ikur nuk kishte fare.

- Si shperblim per punen tere keto jave, dua te te jap disa dhurata.

Feliksi shkoi tek sirtari dhe nxorri disa kuti bizhuterish. I mori te gjitha. La vetem dy aty.

- Keto jane per ty.

Dhe i hapi.
Bizhuteri nga me te shtrenjtat. Gure nga me te cmuarit. Te verbonin me ndricimin e tyre. Ishin me te vertete mahnitese.

Por per Katrinen, ishin thjesht nje goditje ne shpirtin e saj delikat. Ai po ja jepte si pagese per punen e saj. Edhe njehere tjeter, thjesht po trajtohej si nje prostitute.

U fik e tera. Nuk shtirej dot si e gezuar. Cdo gje kishte nje kufi.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now
OSZAR »