-Femra jote nuk duket aspak e kenaqur, Feliks. Mos valle nuk po e trajton sic duhet?
-Shkak per merzitjen e saj duhet te jete patjeter ajo varesja e lire qe i ke vene ne qafe.
- Shume keq Feliks. Nje qafe si e saj meriton gjerdanet me perrallore qe ekzistojne.
"MBYLLENI ATE DREQ GOJE"
Deshironte tu bertiste. I vinte tmerresisht inat qe ato po flisnin per te sikur te ishte vec nje femer materialiste , lumturia e se ciles lidhej me madhesine e vareseve qe mbante.
Ishte reagimi i Feliksit ai qe e habiti se tepermi. Ai thjesht beri nje nenqeshje dhe pa e prishur fare terezine , u pergjigj..-Zoterinj, jane te shumta bizhuterite qe zbukurojne nje femer me shkelqimin e tyre por jane te pakta femrat qe zbukurojne bizhuterite. Femra ime s'ka aspak nevoje per bizhu qe te jete me e bukura ketu.
Askush nuk i diskutoi fjalet e tij pasi padyshim ishin te verteta. Meshkujt i kishin hedhur gjate gjithe kohes shikime Katit dhe dallohej qarte qe ajo bente dallim nga te tjerat.
E dinte shume mire qe Feliksi s'do i kishte thene kurre ato fjale ne nje situate tjeter. I kishte thene vetem per tu mburrur me zgjedhjen e tij mbi femrat.Sapo darka mbaroi, ata u kthyen ne vile. Ishte mirenjohese qe nuk duhej te qendronte me ne te njejten dhome me ata njerez. Dita-dites i shtohej urrejtja per kete bote. Ishte aq ndryshe nga bota ne te cilen ishte rritur.
-Cfare ishte ajo cehre fytyre qepare?
E kishte nuhatur acarimin e tij qe ne restorant.
- E vetmja fytyre qe kisha ne ate moment.
U pergjigj me e guximshme se kurre.
-Kujtoja se e kishe kuptuar punen tende, skllave e vogel.
- E kam kuptuar.
Ose te pakten ashtu hiqej.
- Meqe qenka keshtu, me shpjegon dot se pse dreqin me nxorre si dike qe nuk menaxhon dot as pronen e tij.
-Thjesht nuk me pelqeu shoqeria.
-Nuk ka perse te te pelqeje ty. Detyra jote eshte thjesht te buzeqeshesh e te qendrosh si manekin. Si duket te paska marre malli per ndeshkime?
Ajo nuk tha asgje. Thjesht e pa me nje shikim pa asnje ndjenje dhe emocion. E verteta ishte se nuk kishte ndonje frike te madhe.
Cfare mund ti bente ai me shume?
Ai e kishte perdhunuar, e kishte dhunuar, e kishte shkaterruar.
- Hah, kujton se s'mund te bej ndonje gje me te keqe nga ato qe te kam bere deri me tani? Epo e ke shume gabim. Te isha si ti , nuk do ta ndermerrja ate rrezik. Ka aq shume gjera qe mund te te bej.
-Me fal, Feliks!
Toni me te cilin ai tha ato fjale, ja beri te qarte se nuk po tallej aspak. Frika zuri serish rrenje tek ajo. Ai ishte maniak dhe ajo nuk ishte e gatshme qe ta sfidonte.
-Keshtu po, Katrina. E nenshtruar. E bindur. Kjo eshte ajo qe te leverdis me shume.
Dhe me te thene ato fjale, i kapi fytyren ashper me duart e tij dhe filloi ta puthte ne qafe si egersire. Qe do ja jepte nje denim, do ja jepte.
Dhe me te vertete, ate nate u tregua shume i ashper me te. I la dhe shenja ne trup. Por atij nuk i interesonte. Kjo ishte detyra e saj. Per kete e kishte blere dhe me objektet e tij, mund te bente cfare te donte.******
Trupi po i dhimbte i teri. Nata e kaluar i erdhi ne mendje dhe lote te nxehte pushtuan fytyren e saj. Ajo nuk e meritonte te trajtohej ashtu. Ajo ishte teper e mire dhe e pafajshme per kete jete ku kishte perfunduar. Ishte e padrejte qe nje njeri si ajo te denohej me nje jete te tille.
Sot ndihej jashtezakonisht e mundur dhe e pafuqishme. Sot nuk kishte force dhe vullnet per tu shtirur. Sot ndihej e dobet. E kishte hequr ate buzeqeshjen fallse nga fytyra dhe syte i qene skuqur nga lotet.
Dhe si njeri fatkeq qe ishte, pikerisht sot duhej ti dilte perpara dhe Aleksa.
-Uaa, c'ka vogelushja qe qenka merzitur?
- S'ka c'te duhet ty.
Por dihej qe Aleksa nuk do e linte me kaq. Ajo kishte gjetur rastin perfekt per ta ngacmuar.
-Mos me thuaj qe ju merzite kaq shpejt Feliksit.
- Mu hiq qafe Aleksa, s'ta kam ngene.
-Mos u merzit vogelushe. Ishte e ditur kjo gje. Shiko anen pozitive te gjerave. Te pakten jeton ne kushte luksoze. Kushedi ku do te ishe tani po te mos te kishte shitur familja.
Aleksa e kishte nuhatur shume mire qe Katrina e kishte pike te dobet familjen dhe prandaj po e godiste fiks aty.
-Te kam thene edhe me pare. Familja me donte shume, nuk do me shiste kurre.
Ju pergjigj duke bertitur.

YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...