💋💋 28 💋💋

243 16 4
                                        

Ai erdhi ta merrte fiks ne orar nderkohe qe une dhe Ana e kaluam mbremjen mes filmave romantik, kengeve damar prerese, cokollatave, kokoshkave dhe te qeshurave me ze te larte.

Ate dite e lashe pak menjane Andrean dhe u ndjeva mire,e shijova ate mbremje.
Kur erdhi Evi ne po benim weird dances me volumin ne maksimum nderkohe qe ora ishte 23:45.

-"Te paska puthur."- tha Ana sapo Evi hyri brenda.

-"Poo,me puthi dhe ishte kaq bukur,ishte puthja me e embel ne jeten time,ai eshte i embel,po ndjej cdo dite e me shume per te,po bie ne dashuri."- tha Evi duke mbuluar fytyren me duar.

Qeshem te treja te lumtura dhe te entuziazmuara, Evi meritonte gjithe lumturine e botes sidomos per ate qe kishte kaluar pas ndarjes se prinderve te saj.
Gjumi na zuri vetem ne mengjes por duke qene se ishte fundjave, fjetem deri ne mesdite,ndersa pasditen e kaluam neper dyqane.

Kur u ulem per te pire dicka nuk mund te rrinim dot pa permendur faktin qe Ana do largohej por i premtuam njera-tjetres qe do ruanim kontaktet dhe nuk do harroheshim dhe e dija qe keshtu do ndodhte.

E hena e ferrit erdhi prape, me rraskapiste ajo dite jave.
Andrea nuk me kishte kerkuar,nuk e pashe fare gjate atyre diteve,po e mbante fjalen, po me jepte kohe por ah sa bosh me dukeshin ato dite pa Andrean qe te me acaronte, pa Andrean qe te me merrte buzet dhe te me bente te gervishtja qiellin nga lumturia, pa Andrean e pashe veten te humbur,jo se nuk jetoja dot pa te, thjesht ajo qe jetoja nuk quhej jete!!

Por akoma nuk isha e gatshme ta takoja kisha nevoje edhe per pak kohe prandaj e lashe edhe ate te premte te kalonte,u mata shpesh te telefonoja nje taksi por pastaj stepesha.

Mungesa e tij po behej mbytese dhe fakti qe nuk ishte bere i gjalle me bente te dyshoja se mos ndoshta me kishte harruar,u ula per nje cast dhe imagjinova Andrean me dike tjeter... Vdiqa!!

Formova numrin e tij por anonim kisha nevoje te deshperuar per te degjuar zerin e tij melodioz,po binte zilja e fundit kur ai u pergjigj.

-"Alo !"

Nuk fola thjesht e degjova dhe ne cast buzeqesha,sa me kishte marre malli!

-"Alo, Erla ti je ?"

Dy lot me rreshkiten dhe mbylla telefonin,mora jastekun dhe ulerita fort,kjo me qetesonte disi.
Ditet qe pasuan me bene te kuptoj se po tregohesha budallacke,se po shtrengoja me dhembe nje krenari qe po me thyente edhe kockat,se po lejoja qe pasigurite te me mposhtnin dhe po i vija shkelmin lumturise!!

Te premten e peste vendosa ta kerkoj...

A po me priste me Andrea valle... Ndoshta jo!!!

Ishte e merkure dhe Ana do largohej, bashke me Evin dhe Xhulion e percollem deri ne aeroport,ishte e dhimbshme per te gjithe te thoshim "MIRUPAFSHIM SE SHPEJTI !"

Xhulio e kishte me te veshtire se ne te dyja qe te ndahej me te... Duheshin!!

Evi erdhi te jetonte me mua dhe Joselinen dhe u beme aq te lidhura me njera-tjetren sa u duk se treshja cmendurike nuk rreshti se ekzistuari, sigurisht vendi i Anes mbeti i paprekur dhe gjithmone i pranishem.

Ishte e premte dhe koha ishte shume e keqe here pas here binte shi dhe qielli ishte i vrenjtur,sapo mbarova mesimin ate dite therrita nje taksi,do shkoja te takoja Andrean dhe kjo me jepte nje dritherime ne gjithe trupin.

Po afroheshim drejt shtepise kur shoferi i taksise tha.

-"Duhet te zbrisni ketu zonjushe,pasi nuk shkoj dot me tej."

-"Pse nuk me thate qe ne fillim kur iu thashe adresen ?"- pyeta e inatosur.

-"Me vjen keq,duhet te zbrisni !"- tha shoferi qete.

-"Faleminderit per te gjitha,tani e di se cilen taksi nuk do marr me kurre."- thashe me ironi.

Shoferi qeshi dhe me hodhi nje veshtrim sikur donte te thoshte nuk eshte ne doren time.
Pagova dhe zbrita e inatosur sepse kisha edhe 10 minuta rruge per te bere dhe me e keqja ishte se po errej,kisha vetem 3 ose 4 minuta qe po ecja kur pikat e shiut filluan te binin mbi mua,sikur te mos mjaftonte fakti qe po ecja ne balte duhej edhe te lagesha tani, cizmet me ishin bere tere pis, oh cizmet e mia te reja nuk e meritonin dicka te tille .

Arrita para shtepise dhe ndala,mu kujtua hera e pare qe kisha ardhur ketu, edhe kete nate dukej po aq e magjishme, dridhesha pak nga i ftohti dhe shume nga emocionet,kisha ngrire si nje budallacke kur u hap dera dhe une dallova makinen e Andreas... Me kishte pritur...

Mes loteve qesha!!

Ai po me veshtronte dhe qeshi,doli nga makina dhe per nje cast ndali sikur kishte frike nga reagimi im,pastaj hapi krahet gati per ta perqafuar,buzeqesha embel dhe e sigurt u nisa drejt tij. Mjaftoi ai perqafim per te zhdukur cdo dyshim timin,ndenjem gjate ashtu duke harruar se po lageshim derisa une i thashe ashtu si heren e pare.

-"C'kemi a mund ti marr per pak buzet e tua ?!"

-"Jane te tuat,pergjithmone."- u pergjigj Andrea duke me puthur.

Ishte nje puthje ndryshe kjo e kesaj nate, ishte puthje mungese, malli, perzier me lot lumturie dhe deshire per ta perseritur...

Ishte puthje qe do pasohej nga mijera te tjera.

-"Pra pergjithmone !"- tha Andrea duke me kapur perdore.

-"Edhe pertej."- thashe duke e shtrenguar fort.

Qeshem te dy dhe u futem brenda te kapur perdore.



-------------------------------------------

Qe nga ajo dite kane kaluar 7 vite dhe shume gjera kane ndryshuar.

Ana dhe Xhulio jetojne ne Paris dhe se shpejti do behen prinder per here te dyte, po jane treguar pak te nxituar ,Ana eshte diplomuar per psikologji ndersa Xhulio eshte diplomuar ne...

Ka nje emer te cuditshem dega e tij nuk e mbaj mend ,jane te dy shume te lumtur dhe takohemi shpesh me to ose vijne ato ketu ose shkojme i takojme ne atje.

Edhe Evi eshte martuar me inxhinierin e saj dhe eshte nena e nje djali te mrekullueshem me buzeqeshje te adhurueshme si te Evit,ajo tani jeton ne Itali ku edhe mbaroi masterin dhe ben punen qe ka dashur gjithmone,do vije pas dy javesh per pushimet e fundvitit bashke me Anen.
Jam teper e emocionuar qe do mblidhemi se bashku serish per te kujtuar edhe njehere jeten tone studentore,me ka marre malli per to u bene 3 muaj qe nuk jemi takuar.

Joselin ka nje vit qe eshte martuar dhe kohet e fundit i eshte futur seriozisht punes per tu bere mama ,punon si pedagoge,ne fakt dje pasdite e takova,ka mbetur po e njejtja Joselin moskokcarese dhe jam e bindur qe kur Ana dhe Evi te vijne te katerta do kthehemi serish ne studente dhe do bejme ndonje cmenduri.

Une...
Une punoj si redaktore ne nje reviste te njohur te vendit dhe pres te botoj librin tim te rradhes i cili shpresoj qe te pelqehet si ato te fundit.

Andrea akoma vazhdon nje specializim dhe kohet e fundit eshte pak i zene por megjithate do kete mbaruar derisa...
Derisa...

Vogelushja jone te vije ne jete,po do behemi prinder pas 3 muajsh, akoma nuk kemi vendosur per emrin,Andrea vazhdon te tallet me idene time per ti vene nje emer latin por gjithsesi vajza ime do kete nje emer latin, une e di dhe Andrea e di thjesht i pelqen te me acaroje.

Tani jetojme ne shtepine e gjysherve te Andreas dhe jam habitur nga sasia e letrave qe kam gjetur dhe te gjitha jane te mrekullueshme, disa prej tyre gjenden ne librin tim te fundit.

Ndersa Sara... Kush eshte Sara ?!

Me duhet te iki sapo erdhi Andrea dhe po kerkon te me marre per pak buzet dhe une mezi pres t'ia jap .
Dhe ne jetuam te lumtur derisa Andrea... Me ngriti nervat serish.



****FUND****

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Oct 21, 2024 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now
OSZAR »