28

372 37 37
                                        

"Çfarë u bë me vajzën?" - pyeti Henriko duke pirë një gllënjkë nga gota e tij me whiskey, ndërsa shikimi i tij nuk largohej nga Renea.

"Cilën vajzë?" - foli ai qetësisht, duke ndezur një cigare dhe duke bërë sikur nuk kuptonte për kë po flitej.

"Mos luaj me mua, djalosh. Isla. Po të bëj një pyetje të thjeshtë."

"Ah, Isla..." - tha ai duke qeshur lehtë, ndërsa nxori një re tymi nga cigarja. -"Nuk është më pjesë e jetës sime."

"Çfarë do të thotë kjo? Ku është ajo tani?"

"Bëra ç'bëra me të, pastaj e eleminova." - foli me një ton të ftohtë, duke shmangur kontaktin me sytë e Henrikos. -"Nuk më duhej më. Ishte thjesht një... kalim kohe."

"E vrave?" - pyeti ai, duke e parë drejt e në sy, sikur donte të siguronte që Renea nuk po gënjente.

"Po, e vrava." - tha ai.

"Hmm...pse më duket si gënjeshtër?"- tha duke u mbështetur pas në karrigen e tij dhe duke e vështruar me një shikim dyshues. -"Do të më duhet prova që ajo nuk ekziston më."

"S'do gjesh asgjë. Ajo është zhdukur, si të mos kishte ekzistuar kurrë."- foli ai me një bindje të plotë, duke lënë përshtypjen se çdo fjalë që tha ishte e vërtetë.

Henriko e pa për disa momente në heshtje, por pastaj tund kokën.

"Shpresoj që të mos më zhgënjesh, Renea. Dobësitë mund të jenë shkatërruese për një njeri si ti."

"Unë nuk kam dobësi." - foli ai ftohtë, duke shuar cigaren në tavull dhe duke u ngritur. -"Nëse mbarove me pyetjet, kam gjëra më të rëndësishme për të bërë."

Henriko e shikoi ndërsa ai largohej, por nuk tha asgjë.

Renea ishte ulur në një divan të zi lëkure, në zonën VIP të klubit. Dritat neon ndizeshin dhe fikeshin, duke ndriçuar fytyrat e njerëzve. Shokët e tij ishin ulur pranë, duke biseduar me zë të lartë mbi zhurmën e muzikës, ndërsa ai pinte qetësisht nga gota që mbante në dorë.

Në prehërin e tij ishte një vajzë me fustan të shkurtër dhe flokë të gjata, e cila qeshte dhe përpiqej të përfshihej në bisedë, por ai mezi ia kushtonte një grimcë vëmendjeje.

Pasi piu një gllënjkë nga pija, e kapi vajzën për dore dhe u ngrit pa thënë një fjalë. Ajo e ndoqi pas me buzëqeshje, ndërsa ai e çoi drejt një korridori të ngushtë që të çonte te tualetet.
Dera u mbyll pas tyre dhe ajo u afrua drejt tij, duke kaluar duart rreth qafës së Reneas dhe duke u përpjekur ta puthte por ai e shmangu me një lëvizje të ftohtë të kokës.

Duart e tij zbritën më poshtë, duke kapur të pasmet e saj me një forcë që e bëri atë të rënkonte lehtë, një tingull që mezi i shpëtoi buzëve. E kapi më fort, duke e mbështetur pas murit, ndërsa gishtat e tij filluan të ngrinin fustanin e saj të shkurtër lart. Materiali i hollë u ngrit lehtësisht, duke zbuluar lëkurën e saj nën dritën e zbehtë të tualetit.

Zbërtheu pantallonat me një lëvizje të shpejtë, por, para se të mund të vazhdonte më tej, një dridhje e lehtë nga telefoni i tij ia ndali ritmin.
Ai ndaloi dhe nxori telefonin nga xhepi. Në ekran u shfaq një sinjal, ai sinjal që vinte nga varësja e Islës.

Ai nuk humbi kohë, mbërtheu pantallonat dhe doli nga aty me vrull pa i thënë asgjë asaj. Renea u drejtua me vrull drejt daljes, me mendimet që ishin përqendruar të gjitha te sinjali.

Rrotat rrëshqitën lehtë mbi asfaltin e lagësht, ndërsa makina u nis me një shpejtësi marramendëse. Dritat e makinës ndriçonin rrugën e errët, duke kaluar semaforët sikur të mos ekzistonin dhe kthesat me saktësi të frikshme.
Duart e tij ishin të ngurta mbi timon, dhe shikimi i tij nuk lëvizte nga rruga. Këmba i shkelte pedalen e gazit ndërsa Renea llogariste distancën deri tek vendndodhja e saj.

Nata përreth dukej e qetë, por për jo për të, çdo metër që kalonte pyeste veten nëse i kishte ndodhur diçka.

Renea zbriti menjëherë kur arriti para shtëpisë, duke lënë makinën hapur, dhe u drejtua me hapa të shpejtë brenda.

Dobësia që urreuWhere stories live. Discover now
OSZAR »