Të nesërmen në mëngjes, pasi kishin shijuar një mëngjes të lehtë në hotel dhe ishin përgatitur për një ditë tjetër të bukur, Adisa i hodhi një vështrim telefonit të saj.
"Do t'i shkruaj Xhonit dhe Mikelit për të parë nëse janë të lirë sot," - tha ajo duke dërguar një mesazh të shpejtë në Instagram.
"Sigurisht, pse jo," - tha Isla.
Pas disa minutash, telefoni i Adisës vibroi.
Adisa ktheu kokën nga telefoni, duke buzëqeshur.- "Më thanë që janë pranë dhe mund të vijnë të na marrin pas 20 minutash."
"Shumë mirë," - tha Isla, duke marrë çantën e saj dhe një palë syze dielli. "Atëherë, le të vishemi shpejt."
Pas disa minutash, të dyja vajzat ishin gati. Isla kishte veshur një fustan të bardhë me lule të vogla, ndërsa Adisa kishte zgjedhur një palë pantallona të shkurtra xhins dhe crop top të bardhë.
Kur dolën nga hoteli, Mikel dhe Xhoni po i prisnin te trotuari. Të dy buzëqeshnin gjerësisht dhe ngritën dorën për t'i përshëndetur.
"Shumë të bukura," - tha Mikel, duke i parë nga koka te këmbët.
"Faleminderit," - tha Adisa me një buzëqeshje në fytyrë.
"Atëherë, çfarë do të bëjmë sot?" - pyeti Xhoni, duke parë nga Isla.
"Ne menduam të shëtisim pak, të shijojmë vendin," - tha ajo me një zë të butë.
"Më pas mund të hamë ndonjë akullore, është shumë nxehtë," - shtoi Adisa.
"Akullore tingëllon si një plan i shkëlqyer," - tha Mikel, duke ecur pranë Adisës.
Të katërt nisën të shëtisin nëpër qytet, duke u ndalur për të blerë akullore. Secili zgjodhi nga një shije të preferuar dhe më pas u ulën në një stol pranë rrugës për ta shijuar.
"Si po të duket deri tani Ibiza?" - pyeti Xhoni, duke parë nga Isla hante akulloren.
"Është vërtet mahnitëse." - tha ajo me entuziazëm.
"Prit sa të shkojmë në plazh," - tha Mikel, duke parë nga Adisa.
Pas akullores, vendosën të shkonin në plazh. Adisa dhe Mikel nisën të luanin me ujë, duke i hedhur ujë njëri-tjetrit, ndërsa Xhoni dhe Isla qëndruan pak më mbrapa, duke shijuar pamjen dhe bisedën e qetë.
"Kjo ditë është vërtet perfekte," - tha Isla duke buzëqeshur lehtë.
"Do të bëhet edhe më mirë," - tha Xhoni, duke e parë me buzëqeshje.- "Jemi vetëm në fillim."
Pasi kaluan disa orë duke shijuar plazhin, të katër vendosën të uleshin nën një çadër për t'u çlodhur. Adisa dhe Mikel vazhdonin të qeshnin, duke u treguar histori qesharake, ndërsa Isla dhe Xhoni bisedonin më qetësisht.
"Çfarë të pëlqen më shumë këtu?" - e pyeti Xhoni.
"Mendoj se është atmosfera," - tha Isla, duke parë në drejtim të detit. -"Është si të harrosh çdo gjë dhe të ndihesh e lirë."
Adisa dhe Mikel po u afrohesin atyre me dy pije në duar.- "A nuk është kjo dita më e bukur që kemi kaluar deri tani?" - tha Adisa, duke i zgjatur një pije Islës.
"Pa diskutim!" - tha Isla, duke marrë pijen.
"Tani që jemi këtu, çfarë mendoni të bëjmë sonte?" - pyeti Mikel, duke parë të gjithë.
"Duhet të shkojmë në një nga ato vendet e famshme të natës," - tha Adisa me entuziazëm. -"Ibiza njihet për to, apo jo?"
"Padyshim," - tha Xhoni, duke parë nga Isla ndërsa ajo pohoi me kokë. -"Do të jetë argëtuese."
Vazhduan të qëndronin në plazh deri në perëndim, duke bërë foto dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Isla filloi të ndjente një lloj lehtësimi dhe gëzimi që nuk e kishte ndier prej kohësh. Ajo kishte nevojë për këtë udhëtim - dhe ndoshta edhe për njerëzit e rinj që po e rrethonin.
Pasi dielli u zhduk ngadalë në horizont dhe qielli mori ngjyrat e mbrëmjes, të katërt vendosën të ktheheshin në hotel për t'u bërë gati për natën. Mikel dhe Xhoni e shoqëruan Adisën dhe Islën deri te dera e hotelit.
"Pra, shihemi pas dy orësh?" - pyeti Mikel, duke parë Adisën, e cila po bënte plane në mendjen e saj për veshjen që do të vishte.
"Dy orë janë të mjaftueshme," - tha Adisa, duke buzëqeshur.- "Mos u vononi."
"As që bëhet fjalë," - tha Xhoni, duke kthyer shikimin te Isla. -"Shihemi së shpejt."
Djemtë u larguan, ndërsa vajzat u ngjitën në dhomën e tyre të hotelit, duke u përgatitur për një natë të paharrueshme.
"Çfarë do veshësh?" - pyeti Adisa, duke nxjerrë një fustan të shkurtër të zi me temina nga valixhja.
"Diçka më të thjeshtë, ndoshta," - tha Isla, duke nxjerrë një fustan të gjatë blu deti.
"Isla, të lutem! Je në Ibiza. Nuk mund të veshësh diçka që duket sikur po shkon në një darkë familjare," - tha Adisa, duke qeshur dhe duke e shtyrë pak nga supi.
"Mirë, mirë," - tha Isla, duke u dorëzuar. Nxori një fustan të kuq që i vinte mbi gjunjë dhe me një prerje elegante në shpinë.
"Ja kështu të dua!" - tha Adisa me entuziazëm. -"Do të jemi yjet e mbrëmjes."
Pasi u rregulluan, të dyja dolën nga hoteli, dhe në hyrje i prisnin Mikel dhe Xhoni. Të dy djemtë dukeshin elegantë, të veshur me këmisha të hapura që nxirrnin në pah një stil të relaksuar, por të hijshëm.
"Ju të dyja dukeni fantastike," - tha Xhoni, duke i parë.

YOU ARE READING
Dobësia që urreu
RomanceNë një botë ku besimi është luks dhe dashuria një dobësi, dy shpirtra të kundërt përplasen. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 11 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2025 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 13 ᴘʀɪʟʟ 2025 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️