84

316 29 1
                                        

Të nesërmen në mëngjes, dritat e zbehta të spitalit ndriçonin korridorin e heshtur. Xhulio ishte ulur në një nga karriget  me krahët e mbështetur mbi mbështetëset dhe kokën e lëshuar pas. Isla ishte mbështetur te supi i tij, duke fjetur, ndërsa nga krahu tjetër, Adisa gjithashtu kishte rënë në një gjumë të lehtë mbi supin e tij.

Xhulio psherëtiu dhe i hapi sytë ngadalë. Kishte kaluar një natë të gjatë pa gjumë, por tani që po zbardhej dita, ankthi brenda tij vetëm sa shtohej. Ai uli shikimin dhe pa Islën, fytyra e saj ishte e lodhur, por më e qetë se një natë më parë.

Në atë moment, dera e dhomës së Reneas u hap ngadalë dhe një infermiere doli jashtë. Xhulio u ngrit menjëherë në këmbë, duke bërë që edhe Isla dhe Adisa të zgjoheshin nga gjumi të trembura.

"Si është ai?" – pyeti ai me zë të ngjirur.

"Gjendja e tij është ende e rëndë, por ai ka reaguar pak. Ende nuk është zgjuar, por shenjat janë të qëndrueshme."

Isla u ngrit menjëherë nga karrigia, duke kaluar duart në fytyrë për të hequr përgjumjen.

"A mund ta shohim tani?"

Infermierja hezitoi. –"Vetëm për pak minuta. Por ai është ende pa ndjenja, ndaj mos prisni shumë ndryshim."

Isla dhe Xhulio u panë mes tyre. Pastaj, pa pritur më, ajo hapi derën dhe hyri brenda.

Dhoma ishte e mbushur me pajisje mjekësore. Renea ishte shtrirë në shtrat, me një maskë oksigjeni mbi fytyrë dhe aparaturat bënin tinguj të qetë, ritmikë. Ai dukej më i zbehtë se kurrë.

Renea qëndronte ende i palëvizur, i heshtur. Ajo u ul në karrigen pranë tij dhe i kapi dorën.

"Nuk e di nëse mund të më dëgjosh," – pëshpëriti ajo. – "Por dua të të them diçka..."

Ajo mori frymë thellë dhe pa drejt fytyrës së tij të qetë.

"Ti je njeri kokëfortë, e di këtë? Gjithmonë bën atë që do, gjithmonë vendos për të tjerët, gjithmonë i shmang ndjenjat sikur janë armiku yt më i madh." – Ajo buzëqeshi lehtë, por në sytë e saj kishte lot.

"Por nuk mund ta bësh këtë tani, Renea. Nuk mund të vendosësh të mos zgjohesh. Nuk mund të më lësh këtu... të pres. Nuk mund të largohesh kështu."

Isla uli kokën dhe psherëtiu.

Dhoma mbeti e qetë, vetëm zhurma ritmike e aparaturave dëgjohej.
Por Renea nuk reagoi. Ai vazhdonte të qëndronte ashtu. Isla qëndroi pranë tij, duke mos e lëshuar dorën, edhe pse ai nuk e shtrëngoi të sajën.

Ajo psherëtiu, duke lënë një lot të rrëshqiste mbi faqe.

"Të dua... me gjithë zemër. Nuk dua të jetoj në një botë ku ti nuk je... nuk dua ta imagjinoj një të ardhme ku ti nuk ekziston."

Ajo afroi buzët pranë dorës së tij dhe i dha një puthje të butë.

"Prandaj, të lutem... zgjohu. Mos më lër kështu..."

Sytë e saj u mbushën me lot ndërsa vështroi fytyrën e tij të heshtur, duke pritur një shenjë, një lëvizje... çfarëdo.

Isla po qëndronte ende pranë tij, duke e shtrënguar dorën me butësi, kur papritur dera u hap dhe një infermiere hyri brenda.

"Më falni, por nuk lejohet qëndrim i gjatë pranë pacientit. Duhet të dilni tani." – tha ajo me një ton të butë.

Isla u përhumb për një moment, duke mos e lëshuar dorën e Reneas. Sikur të largohej, kishte frikë se ai do të humbiste edhe më shumë në errësirën ku ndodhej.

"Ju premtoj që do t'ju njoftojmë sapo të kemi një përmirësim." – shtoi infermierja, duke e parë me mirëkuptim.

Xhulio, i cili po qëndronte te dera, u afrua dhe i vendosi një dorë mbi sup.– "Hajde, Isla... le të dalim."

Isla e uli kokën, pastaj i dha një puthje të lehtë mbi gishtat e dorës së Reneas.

Pastaj, me hapa të ngadaltë dhe me zemrën që i dhembte, doli nga dhoma, duke lënë pas njeriun që donte më shumë... duke shpresuar se ai do të zgjohej.

Sapo doli nga dhoma, Isla u ndal para derës, duke ndjerë një boshllëk të tmerrshëm brenda saj. Gjithçka që dëshironte ishte të kthehej përsëri brenda, t’i fliste, t’i lutej…

Adisa iu afrua dhe e mori në përqafim.

"Do të zgjohet, Isla… e di që do të zgjohet," – i pëshpëriti ajo.

Adisa i ledhatoi shpinën ngadalë.

"Isla, duhet të hash diçka," – i tha ai me një ton të butë. –"Ke orë të tëra këtu. Nuk mund të rrish kështu."

Isla tundi kokën lehtë, pa ia ndarë sytë derës. –"Nuk dua të largohem nga këtu."

"Mirë, atëherë unë po shkoj të blej diçka për të ngrënë. Kur të kthehem, të paktën merr ndonjë kafshatë, dakord?"

Isla nuk foli, vetëm qëndroi në vend.

Xhulio e pa dhe tundi kokën lehtë.

"Do të kthehem shpejt."

Dobësia që urreuWhere stories live. Discover now
OSZAR »